Messi largohet këtë verë nga Barcelona, ja cilat janë tre ekipet e fuqishme ku mund të shkojë argjenatinasi

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vendimi i Messit për t’u larguar nga Barcelona ka tronditur mbarë opinionin sportiv në gjithë globin. Argjentinasi iu ka komunikuar drejtuesve se ka vendosur të largohet nga katalanasit gjatë kësaj merkato vere.

Kaq ka mjaftuar që të shpërthejnë hipotezat për ekipin e ri të Messit. PSG, City dhe Interi anë tre destinacionet për të cilat të gjithë mendojnë se Messi do të bënte këtë lëvizje të papritur në karrierën e tij. Sipas TV3, destinacioni më i mundshëm është Anglia.

Televizioni spanjoll insiston se tre ditë më parë, Messi ka telefonuar Guardiolën, duke u interesusr te ky i fundit nëse Manchester City mund të përballonte kontratën e tij apo pagesën e një shifre ndaj katalanasve.

Për Guardiolën, Messi do të ishte një dhuratë e jashtëzakonshme, për të synuar që me të të fitojë Ligën e Kampioneve që deri tani i ka shpëtuar nga duart si te Bayern, ashtu edhe te klubi anglez.

Gjithsesi, asgjë nuk është e sigurt, pasi edhe PSG e Interi e duan me çdo kusht argjentinasin dhe do bëjnë gjithçka për ta marrë në ekip. Të presim e të shohim zgjedhjen e Messit.

Zjarr Tv Ad