Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar, peticion Britanisë: STOP fushatës së shpifjeve raciste! Jemi 140 mijë këtu, nga biznesmenë e pedagogë në punëtorë të thjeshtë

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një peticioni, me një gjuhë të fortë dhe krenare, shqiptarë rezidentë në Mbretërinë e Bashkuar kanë kërkuar ndalimin e menjëhershëm të fushatës së shpifjeve raciste ndaj tyre. Ata kanë thënë se kjo është raciste dhe po krijon një perceptim të gabuar për të gjithë komunitetin.

Peticioni i plotë

Gjatë muajve të fundit komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë objekt i një sulmi të pamëshirshëm dhe të paprecedentë nga segmente të cakatuara të mediave britanike të cilat me rrëfimet e tyre të shtrembëruara kanë kontribuar në krijimin e një perceptimi negativ për komunitetin tonë.

Në këtë fushatë të dëmshme kanë kontribuar edhe deklaratat dhe përfshirja e segmenteve të caktuara të politikës britanike, që rrjedhin nga raportet e agjencive të zbatimit të ligjit ku përmendet kombësia e atyre që janë të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Për të gjithë ata që u mungon tabloja e plotë, duam të bëjmë të ditur se komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar numëron rreth 140 mijë njerëz. Dy të tretat e këtyre kanë ardhur nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër kanë ardhur legalisht në fillimet e viteve ’90.

I jemi mirënjohës këtij vendi për atë që na ka ofruar dhe që na ka dhënë mundësinë për t’u integruar në shoqërinë e gjerë britanike. Për më shumë se dy dekada ne jemi taksapagues të rregullt të këtij vendi dhe respektues të ligjit si qytetarë. Arsyet pse kemi zgjedhur këtë vend janë të ndryshme, por më së shumti e rëndësishme është mundësia për prosperitet individual që ofron ky vend. Për këtë shkak të këtij fakti ky vend pret gjermanë, francezë, amerikanë etj. Për ne, shqiptarët, ky vend i madh është për edhe i ynë, askush prej nesh nuk ndihet i huaj apo i paragjykuar për shkak të ngjyrës së lëkurës, përkatësisë fetare ose kombësisë.

Falë këtij realiteti, vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuara nga shqiptarë. 58 janë akademikët që japin leksione në aulat e universiteteve në të gjithë vendin, dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit.

Por kjo anë e historisë, ajo e mira, shpesh humbet ose hidhet poshtë me dëshirë nga segmentet e përzgjedhura të medias dhe politikës britanike të cilët me një axhendë të qartë raciste në sfond portretizojnë me zë të lartë shqiptarët si ‘kriminelë’ dhe ‘trafikantë të qenieve njerëzore’.

Sulmi, i huaj për traditën britanike, ka ndikuar dhe ka krijuar një perceptim negativ për ne në mendjet e njerëzve normalë britanikë me të cilët ndërveprojmë çdo ditë. Historia ka treguar se krijimi i perceptimeve negative çon në vendosjen e stereotipe të cilat nga ana e tyre çojnë dhe kanë vetëm rezultat, RACIZMIN.

Në këtë fazë, ne nuk e dimë qëllimin dhe axhendën e qartë pas retorikës malinje që burojnë nga media dhe politikanë individualë, të përfshirë në mënyrë aktive në fushatë shpifjesh. Në këtë histori, ajo që ne dimë si fakt është se është përgjegjësi personale për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe duhet të japin llogari për të. Origjina etnike, përkatësia politike, besimet fetare, ngjyra e lëkurës apo orientimi seksual nuk janë përcaktuese të elementeve të profilit të individit që shkel ligjin.

Për të njëjtat arsye, ne komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, kërkojmë me këtë Peticion STOP kësaj fushate shpifjeje dhe RACISTE. Sekretarja e Brendshme, znj. Suella Braverman, duhet t’i kërkojë falje komunitetit shqiptar në MB dhe shqiptarëve në tërësi për përdorimin e terminologjisë së papranueshme ndaj tyre. Përveç kësaj ne i bëjmë thirrje ligjit agjencitë e zbatimit të ndërpresin praktikën e përmendjes së kombësisë së atyre që thyejnë ligjet e këtij vendi në raportet e tyre publike.

Zjarr Tv Ad