Shqiptari u arrestua për vjedhje, “shpërthen” gjykatësi britanik: Kemi mjaftushëm kriminelët tanë, s’kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një gjykatës i Gjykatës së Kurorës ka qortuar një emigrant shqiptar, i cili është arrestuar në Britani pasi akuzohet për vjedhje.

Shqiptari Fatmir Limani, i cili në Britani ka shkuar me gomone është arrestuar oasu ka grabitur një shtëpi në Leeds. Shiqptari është dënuar me 18 muaj burg.

Gjykatësi Simon Batiste tha: “Fatkeqësisht, Britania ka shumë kriminelë tanët. Nuk kemi nevojë t’i sjellim nga Shqipëria”.

Kjo deklaratë vjen pasi pak ditë më parë u publikuan shifrat nga The Mail, ku tregonin se 75 për qind e shtetasve shqiptarë që kanë mbërritur ilegalisht kanë kryer të paktën një vepër penale në Britani. 30% të dënuar për tregtinë e drogës të klasës A të Britanisë, shkruan “DailyMail”.

Shqiptarët, shumë prej të cilëve mbërritën ilegalisht në Britani me kamionë dhe varka të vogla – janë tani kontigjenti më i madh i të burgosurve të huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar, me 1,582 të mbyllur këtu.

Zjarr Tv Ad