SHUHET në moshën 75 vjeçare zëri i fortë i shoqërisë civile KOZARA KATI, gruaja e hekurt që u internua në vitet e diktaturës

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëse ka pasur ndonjëherë ndonjë vokacion të fortë të Shoqërisë Civile, ajo ka qenë, KOZARA KATI. Nga dita e sotme, zërit intelektual shqiptar do t’i mungojë një antikonformiste e të gjitha drejtimeve.

Kozara Kati, është ndarë nga jeta mëngjesin e 10 tetorit 2022, ndërsa priste që në dhjetor të këtij viti, të mbushte 76 vjeç. Kozara Kati, vajza e ish-ministrit të kohës së diktaturës Vasil Kati, së bashku me familjen u internua për një kohë të gjatë, gjatë kohës së komunizmit pas arrestimit të të atit.

Pas ’90, Kozara Kati dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e shoqerisë civile në vend. Ajo ishte e kudogjendur me organizatat në mbrojtje të të drejtave të njeriut, dhe një zë i fuqishëm në ekranet shqiptare për të dhënë shpresë edhe tek brezat më te rinj. Kozara Kati, ishte vokacioni i fortë i tre ditëve të protestës së madhe civile kundër ardhjes së armëve kimike në Shqipëri.

Ajo së bashku me të tjerë, qëndroi tre ditë me radhë në shesh, përballë kryeministrisë, derisa qeveria e re e Edi Ramës vendosi të dalë kundër kësaj nisme që ishte propozuar nga SHBA. Me një personalitet të fortë, me një vullnet të hekurt, me një vokacion të fuqishëm dhe me energji të pashtershme, Kozara Kati ishte e para në të gjitha nismat e përbashkëta të shoqërisë civile, duke fituar një vend të rëndësishëm në komunitet. Ajo ishte një nga drejtueset e para të shoqërisë civile në Shqipëri.

U angazhua për gati dy dekada me Qendrën Shqiptare për të Drejtat e Njeriut, ndërsa vitet e fundit ishte anëtare dhe më pas kryetare e Bordit Mbikqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. “Znj. Kozara Kati ka dhënë një kontribut të pazevëndësueshëm për zhvillimin e Shoqërisë Civile në vend, sidomos në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtat të Fëmijëve, mbështetjen për barazinë gjinore dhe mosdiskriminim.

Kujtimi i saj do të mbetet i paharrueshëm për natyrën e saj të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe dashamirësinë në marrdhëniet njerëzore” – thuhet në një deklaratë të kësaj agjencie.

Familja njofton që lamtumira dhe ceremonitë mortore do të zhvillohen në 11 tetor. Përcjellja e saj për në banesën e fundit, Sharrë, do të bëhet në orën 11.00 të paradites së nesërme. Ndërkohë që sot pas orës 16.00 në rrugën Bardhyl në Tiranë tek FU Univers, familja ka hapur ceremonitë.

Zjarr Tv Ad