‘Çmimet e apartamenteve rriten 40% brenda vitit’/ Balliu: Veliaj, arkitekti i brezit pa shtëpi

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shefi organizativ i PD-së Klevis Balliu ka hedhur akuza në drejtim të kryebashkiakut Erion Veliaj për rritjen rekord të çmimit të apartamenteve në Tiranë, ku sipas tij ‘është arkitekti i brezit pa shtëpi’.

Postimi i plotë:

VELIAJ ARKITEKT I BREZIT PA SHTËPI

Pastrimi i parave të Ndragetës dhe aferat korruptive të Veliajt në fushën e ndërtimit, kanë sjellë rritjen më të madhe të çmimeve për apartamente në historinë e mbarë botës. 

Sot familjet e reja nëse nuk trashëgojnë një shtëpi apo nëse nuk jetojnë në shtëpinë e prindërve mbeten pa shtëpi.

Ndaj sot kemi një brez pa shtëpi dhe pamundësia për të blerë një apartament në Tiranë ka sjellë largimin masiv nga vendit i të rinjve, e sidomos largimin e çifteve të reja.

Erion Veliaj duhet të largohet nga posti që ka vjedhur.

Erion Veliaj është vrasësi i kryeqytetit dhe i shpresës së rinisë shqiptare. 

Zjarr Tv Ad