Si zbuloi Kryemadhi SKANDALIN në “inceneratorin” e Tiranës, hodhi qesen fosforeshente që u gjurmua me DRON!

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka denoncuar sot me pamje skandalin e zbuluar në inceneratorin e Tiranës, aty ku mbetjet e kryeqytetit duhet t’i nënshtroheshin diferencimit e më pas të kalonin për riciklim, djegie apo kapsulim, por nuk ndodh kështu.

Ndonëse kompania paguhet plot 29 euro nga paratë e taksapaguesve, për çdo 1 ton mbetje, plehrat nuk i nënshtrohen asnjë procesi por shkojnë menjëherë për kapsulim, apo groposje.

Për ta provuar këtë, Kryemadhi ka ndërmarrë personalisht një investigim. Ajo ka hedhur një qese mbeturinash në një prej koshave të Tiranës, një qese fosforeshente, që më pas është gjurmuar me dron deri në pikën fundore.
 

Ajo që është zbuluar, tregon se inceneratori i Tiranës është në fakt një landfill që nuk kryen asnjë proces përveçse groposjes së mbetjeve.

“Nga pamjet e filmuara me dron nga gjurmimi i qeses fosforeshente kuptohet qartë që në inceneratorin e Tiranës nuk kryhet asnjë proces qoftë nga ato që zotohet kryeminstri në komision qoftë edhe nga deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë. Sipas pamjeve me dron në inceneratorin e Tiranës kryhet vetëm procesi i peshimit dhe groposjes së mbetjeve.

Pra, asnjë proces tjetër për të cilin kompania paguhet 29 euro për ton”, denoncoi sot Kryemadhi, duke thënë se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë gënjyer teksa kanë qenë nën betim në Komisionin Hetimor Parlamentar për Inceneratorët.

Zjarr Tv Ad