“Sikur u zgjua nga varri Enver Hoxha”- Berisha: Kjo qeveri ka për flamur atë të Beogradit! Si e bllokoi Rama marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë me urdhër të Vuçiç

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se ka vepruar në favor të Serbisë në dialogun e saj me Kosovën. Berisha u shpreh se kjo qeveri ka për flamur të vërtetë Beogradit dhe njeh si kryeqytet europian atë të Serbisë.

Ai deklaroi se Rama prishi raportin mes Kosovës dhe Serbisë që ishin gati për të nënshkruar marrëveshje në kushte të barabarta.

“Që nga mesi i viteve 800 dhe deri sot ëndrra e shqiptarëve ishte ëndrra europiane. Ajo u formula me gjak. Me një qëndresë ndaj të tjerëve që parashikonin të na konvertonin në otomanë dhe të na shfarosnin nga trojet tona. Në këtë proces të ëndrrës së grabitur dhe të vjedhur një rol më të ligë se vetë pushtuesit kanë luajtur shqiptarët.

Enver Hoxha për karrigen e tij e shkëputi Shqipërinë si asnjë vend tjetër në Europë nga qytetërimi dhe rrjedha europiane. Vendet tjera nuk qenë izoluese sa diktatura staliniste e Tiranës. Ato ishin vitet e burgut më të gjatë për ëndrrën europiane të shqiptarëve.

Në këtë udhëtim drejt Europës ne do të kishim vështirësi të mëdha por u dëshmua një udhëtim i pandalshëm. Ëndrra europiane e shqiptarëve u konkretizua me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO me një seri aktesh dhe marrëveshjesh me BE. Sot ne votojmë për flamurin europian dhe kjo është shumë normale.

Por kjo qeveri flamur të vërtetë ka flamurin e Beogradit. Kryeqytet europian nuk ka Brukselin por Beogradin. Në vitin 2013 Edi Rama sikur të zgjohej nga varri Enver Hoxha vrapoi me padurim drejt Beogradit. Mirëpo në vitet 2010-2013 pati negociata mes Prishtinës ehe Beogradit si palë të barabarta. Rama u vu në shërbim të padronit të tij dhe bëri gjithçka për të bllokuar atë proces që eci deri në firmosjen e marrëveshjes së përgjithshme.

Një faktor i rëndësishëm në arritjen e saj ishte qëndrimi i Shqipërisë me refuzimin kategorik të saj për të ndërhyrë në procesin e negociatave. Ai ishte pozicioni që forconte më shumë se çdo pozicion tjetër përfaqësimin e Kosovës nga qeveria e saj. Edi Rama me udhëtimin e tij në Beograd përmbysi këtë raport”, deklaroi Berisha.

Zjarr Tv Ad