Silva Bino flet për transportin e vaksinës: Brenda ka një spiun…

0
1707
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbërritja e vaksinës në Tiranë, ka ende elementë të pazbardhur, lidhur me mënyrën se si ajo është kryer, Dr.Silva Bino tha se; kushtet në të cilat vaksina ka mbërritur kanë qenë adekuate.

Ndër të tjera, Bino ka thënë se; vaksinat janë të pajisura me pajisje të cilat tregojnë kushtet dhe temperaturën, në të cilat është kryer transporti.

“Vaksina brenda ka një spiunë dhe një skedë të përcaktuar”, tha mjekja. Gjithashtu, ajo ka pohuar se Shqipëria, ka kapacitete të zinxhirit ftohës për 250 mijë vaksina.

Pjesë nga biseda

Fevziu: Me çfarë është transportuar vaksina?

Bino:Vaksina brenda ka një spiun dhe një skedë të përcaktuar. Spiuni tregon temperaturën e vaksinës, që është brenda kutisë e cila ka akullin e ftohtë dhe ne nëpërmjet atij spiuni shikojmë temperaturën. Temperatura ka qenë adekuate, minus 80 gradë.

Fevziu: Spiuni tregon momentet e temperaturës së dorëzimit apo gjatë gjithë rrugës?

Bino: Jo, jo gjatë gjithë rrugës.

Zjarr Tv Ad