Sazan Guri: Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier…

0
616
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ambientalisti Sazan Guri, ka prezantuar librin e tij më të ri “Albumi Albanologjik”. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”,  ka treguar më shumë detaje rreth librit të tij , ku nuk kanë munguar as batutat që e karakterizojnë ambientalistin Guri.

Gjithashtu, Guri u ndal tek një prej botimeve të tij më të hershëm, në të cilin ka elementë të kuzhinës shqiptare dhe emërtime të saj.

Guri, ka kujtuar edhe momentin kur moderatori Blendi Fevziu, e kishte ftuar në emisionin “Opinion”, pikërisht për të folur për kuzhinën, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

“Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier. Si ka mundësi i thashë? Epo më ke shkruar një libër, më tha”, është shprehur Sazan Guri.

Zjarr Tv Ad