Skandal i TVSH: Gazetarja e mirënjohur Eri Muço pushohet nga puna për një shaka!

0
2222
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Mesazhi nga gazetarja Eri Muco:

Nga sot zyrtarisht nuk jam më pjesë e Televizionit Shqiptar. E them me keqardhje JO sepse nga sot jam e papunë por se ne atë ekran dhashë gjithshka kisha , madje dhe “vlerësimin” tim për fituesin e Big Brother Albania.

Ajo cka ndodhi më bëri të kuptoj dhe të reflektoj se pas ekranit të madh e publik të RTSh fshihen disa njerëz të vegjël.Ata që mezi pritën ” skandalin” e madh mediatik.Kam një falenderim për të gjithë ata miliona shikues që më kanë ndjekur dhe vlerësuar në këto 19 vite karrierë e cila u ndërpre përkohësisht nga njerëz të ciët nuk kanë bërë as 19 kronika në gjithë jetën e tyre .

Gjithsesi i falënderoj këta drejtues që më bënë të kuptoj se ne c’batak është zhytur televizioni më i madh në vend. U morën me “skandalin” tim dhe harruan SKANDALET e vërteta sic janë:

Punësimet pa asnjë kriter

Vjedhjet me tendera e karburante

Bindja e verbër ndaj politikanëve të mëdhenj e të vegjël e shumë e shumë të tjera! Në rrugëtimin tim si gazetare i kam mëshuar fort kryefjales së këtij profesioni ” Fjalës së lirë” , pasqyrimit real të problematikave, kronikave në shërbim të qytetarëve e cila jo pak herë më ka penalizuar nga drejtues te Rtsh. p.s Rrugëtimi im vazhdon , mund ti heqësh një gazetari punën por jo penën!

Më poshtë videoja humoristike nga spikerja Eri Muco:

https://www.facebook.com/ZjarrTelevizion/videos/1174970323123110

Zjarr Tv Ad