Skandal me “ONE” Albania/ Mijëra klientë pa sinjal, kompania: Eksperienca juaj do të përmirësohet…

0
415
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mijëra abonentë të kompanisë celulare ONE Albania janë zgjuar mëngjesin e sotëm me telefona e tyre celularë të mbyllur dhe jashtë funksionit.

Kompania e vënë në akuzë edhe herë të tjera për skandalet me shërbimet dhe për ofertat e rimbushjet, prej orës 06.00 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë përballur me mbylljen e pa njoftuar të telefonave të tyre.

Ajo që është e papranueshme për abonentët është fakti se nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga “One Albania” lidhur me situatën dhe është e paqartë nëse sistemi ka hasur probleme por ajo që është fakt është se këtë të enjteje çdo numër celulari i këtij operatori është në “black out” total.

E vetmja përgjigje e kompanisë përmes numrave që ajo ka vënë në dispozicion për ankesat është një mesazh automatik që të vjen në telefon ku thuhet se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi “eksperienca juaj do të përmirësohet”.

PËRGJIGJA E “ONE ALBANIA”

Përshëndetje. Ju njoftojmë se për të përmirësuar sistemet tona jemi duke kryer disa ndërhyrje teknike, të cila mund të ndikojnë në shërbimet tuaja. Ju kërkojmë ndjesë për çdo shqetësim që mund të hasni, por ju sigurojmë që shumë shpejt eksperienca juaj do të përmirësohet.

Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Zjarr Tv Ad