Skandali me Valdrin Pjetrin: Arta e Prokurorisë ‘kalon topin’ te Etilda e Drejtësisë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas akuzave të forta të ardhura nga opozita, se prokuroria po zbaton urdhrat e Edi Ramës për të mbyllur dhe kaluar në heshtje çështjen e Valdrin Pjetrit, organi i akuzës i drejtuar nga Arta Marku, “e ka kaluar topin” te ministria e Drejtësisë, drejtuar nga Etilda Gjoni.

Nëpërmjet një letre si përgjigje ndaj akuzave të PD, prokuroria thotë se ka kërkuar ndihmën e  Ministrisë së Drejtësisë, për verifikimin e të shkuarës së Valdrin Pjetrit në Itali dhe se autoriteteve të drejtësisë italiane u është kërkuar vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykatat, si masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të  Valdrin Pjetrit.

“Në vijim të kësaj procedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Po ashtu prokuroria sqaron se ka marrë nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve formularin e vetë-deklarimit të Valdrin Pjetrit dhe ka kërkuar verifikime nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, Policia dhe prokuroritë e të gjitha niveleve. Sipas organit të akuzës Valdrin Pjetrit një javë më parë  i është kërkuar të depozitojë edhe gjurmët e gishtërinjve. pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Nga na tjetër kjo prokurori nuk jep asnjë sqarim, pse edhe kjo procedurë normale sipas ligjit është ndërmarr me kaq shumë ditë vonesë.

Zjarr Tv Ad