“S’kisha dijeni se isha ministër drejtësie”, Bardhi për financimin rus: Respektojmë vendimin e SHBA për Bashën

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i  PD Gazment Bardhi ka folur sot financimin rus të PD gjatë fushatës së 2017. Ai u shpreh se është i gatshëm që të respektojë vendimin e SHBA për ish-kreun e PD Lulzim Basha.

Bardhi theksoi gjatë një interviste në “ABC Neës” se në atë kohë ishte ministër drejtësie dhe se nuk kishte dijeni për zhvillimet brenda kësaj force politike.

“Nëse ka një vendim ndaj Bardhit, unë do të mbaj të njëjtin qëndrim ndaj vetes. Do të respektojmë vendimin e SHBA ndaj Lulzim Bashës. Ne nuk e dime se çfarë ka cituar. Nëse ka një shqetësim të SHBA në raport me një anëtar të PD, qëndrimi i tyre i bëhet i ditur kryetarit të PD. Në atë kohë isha ministër i Drejtësië, nuk kam dijeni për zhvillimet brenda PD, di vetëm faktet publike.Di që ka patur një hetim 2 vjeçar për këtë çështje, di që vendmi është mbyllur. SHBA flasin me zë dhe figurë dhe nuk i tremben PD.

Nëse kanë një shqetësim për një anëtar të PD, dalin dhe flasin. Nuk më ka rënë muhabeti ta pyes Bashën se ku udhëton.Është një zhurmë që është bërë në medie, nuk ka ndonjë gjë të re. Qëndrimi im do të mbetet partneritet strategjik. Berisha ka thënë se kur shprehet me vendim DASH ai vendim  është nul. Nëse citohet një zyrtar anonim, ai thotë se kjo është e vërtetë”, u shpreh Bardhi.

Zjarr Tv Ad