“S’mban më ujë pilafi” për të dytën ditë, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qytetarët e Tiranës janë ngritur përsëri sot në protestë, në të ditën dytë, për rritjen e çmimit të karburanteve dhe produkteve të tjera ushqimore. Edhe dje qytetarët kanë protestuar duke kërkuar uljen e çmimeve.

Nën thirrjet “s’mban më ujë pilafi” qytetarët kanë marshuar nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë. Bulevardi kryesor i Tiranës është bllokuar për makinat, në mënyrë që protestuesit të vazhdojnë të pashqetësuar tubimin deri te selia e qeverisë shqiptare.

Aktivistët e Organizatës Politike kërkojnë marrjen e masave konkrete për të ulur çmimet. Ndërkohë, para Kryeministrisë ka dhe prezencë të uniformave blu të Tiranës, por deri tani situata është e qetë dhe nuk ka tejkalim nga asnjëra palë.

Zjarr Tv Ad