Lavrov bën deklaratën e fortë: Armët që janë dërguar në Ukrainë po shiten në Shqipëri edhe në Kosovë

0
189
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sulmuar sërish politikat e Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë.

Lavrov tha se armët që Perëndimi i ka dërguar Ukrainës kanë nisur të shiten në tregun e zi, përfshirë edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Ai tha se shpreson që Perëndim të kuptojë të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të rënda në Ukrainë.

“Unë me të vërtetë shpresoj që përveç politikanëve që kërkojnë në mënyrë të papërgjegjshme që t’i japin Ukrainës çfarë do lloj gjëje që ajo kërkon, ka ende njerëz ushtarakë që kuptojnë se çfarë është në rrezik dhe që kuptojnë rreziqet që lidhen me të, ” tha Lavrov.

Lidhur me bisedimet e ngrira të paqes me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë.

Zjarr Tv Ad