Sociologu Gëzim Tushi: Vritet dikush vetëm pse e shikon

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sociologu i njohur Gëzim Tushi, gjatë një interviste për Ora News, është shprehur i indinjuar sa i takon ngjajrjes së rëndë që ndodhi një natë më parë, ku mbeti i vrarë 18-vjeҫari Aurelio Dervishi, ku sipas tij, nuk imagjinohet në Evropë që të vritet dikush vetëm pse e shikon.

Ai shtoi gjithashtu, se arrijmë në nivele të tilla ku marrim jetë njerëzore, pasi çmimi i jetës ka rëndë, dhe ngjarjet që ndodhin duket se ka një agravim dhe banalizim të krimit të të rinjve.

Tushi: “Kjo nuk është normale dhe në këtë krim ka shumë faktorë që nisin qysh nga niveli i shoqërisë. Nuk imagjinohet në Evropë që të vritet dikush vetëm pse e shikon. Ne kemi akoma ndjenjën e të parit të tjetrit kot, sidomos ndaj femrave, që është një ves i turpshëm që e kemi si shoqëri.

Një nga themelet e shoqërisë moderne është kultivimi i pavëmendjes civile. Sepse arrijmë në nivele të tilla ku marrim jetë njerëzore, pasi çmimi i jetës ka rëndë, dhe ngjarjet që ndodhin duket se ka një agravim dhe banalizim të krimit të të rinjve.

Zjarr Tv Ad