“Soj i papërgjegjshëm”, Rama revoltohet me qytetarin që hedh mbetjet në rrugë: 1 milionë lekë gjobë s’mjaftojnë, duhen rritur sanksionet

0
95
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku tregon një person duke hedhur mbetjet në rrugë, në Golem. I revoltuar me veprimin e këtij personi Rama thotë se dhe 1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për gjestin e ulët të tij në kulm të sezonit.

Ai i bën thirrje Policisë që të mos kursehet me ndëshkimet ndaj këtyre njerëzve dhe të jenë të vvëmendshëm ndaj denoncimeve të krimit mjedisor.

“1 milionë lekë gjobë nuk mjaftojnë për zotërinë që në kulm të sezonit në Golem, i hedh mbetjet në rrugë, sepse sanksionet për këta ndotës të pacipë duhen rritur me se s’bën për ta mbrojtur Shqipërinë nga ky soj kaq i papërgjegjshëm.Përgëzim dhe inkurajim i fortë për Policinë e Shtetit që të mos e ulë vigjilencën ndaj akteve dhe denoncimeve të krimit mjedisor.”-shkruan Rama.

Linku i videos së postuar nga kryeministri Edi Rama:

https://www.facebook.com/watch/?v=1356153782002583

Zjarr Tv Ad