Sonte do të qani: Luizit do ti bëhet supriza e madhe në Prime

0
796
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sonte është prime i radhës në BBV dhe si zakonisht do jetë një natë shumë e gjatë me debate të forta, diksutime dhe surpriza të hidhura dhe të bukura.

Ditët e fundit ka bërë xhiron e portaleve dhe mediave rozë një moment kur Kristi i thotë Oltës “kũrvè”, dhe për këtë pritet ndëshkimi nga produksioni.

Nga ajo që mësojmë Kristit do t’i hiqet e drejta e nominimit për dy javë, gjithmonë nëse ai arrin të shpëtojë sonte pasi është në nominim.

Kujtojmë se janë 5 banorë në nominim duke nisur nga Kristi, Nita, Diola, Armaldo dhe Dea Mishel. Njëri prej tyre do lërë përfundimisht shtëpinë.

Gjithashtu sonte do të ketë një surprizë përlotëse për Luizin, një letër nga nëna e tij që jeton në Amerikë. Gjatë javës, Luizi është parë i përlotur në mëngjes duke thënë që e kishte marrë malli për nënën.

Por surpriza nuk mbaron me kaq, atë do e vizitojë një nga shokët e tij më të ngushtë, i cili do hyjë në mënyrë të cuditshme në shtëpi për ta takuar.

Zjarr Tv Ad