Soreca: Do të bëjmë të pamundurën që procesi i disbursimit të përshpejtohet sa më shpejt

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga mbledhja e komitetit të Rindërtimit, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka folur për mbështetjen e BE-së për procesin e rindërtimit.

Soreca tha se donacioni prej 15 milion euro nga BE do të përdoret shumë shpejt.

Po ashtu, Soreca shtoi se BE do të vërë në dispozicion ekspertë, si dhe tha se do të bëjë të pamundurën që të përshpejtohet procesi i disbursimit në lidhje me donacionet për tërmetin.

Soreca: Ne në fakt e kemi filluar procesin, me datë 17 keni firmosur transhin e parë 15 milionësh. Jemi në pikën që në bashkëpunim me PNUD që këto 15 milion të përdoren shumë shpejt. Kemi diskutuar me ministrin si të organizohemi në lidhje me kontributin tonë për ndërtimin. Është e rëndësishme që të jemi të gjithë së bashku.

Ju po na sfidoni si BE, ne na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për të marrë pjesë në strukturën e rindërtimit dhe ne do të mobilizojmë ekspertë që do të vihet në dispozicion. Do të flasim me ministrin për atashimin e personelit dhe teknikaliteteve. Por ka edhe afate kohore që duhen realizuar, por ne punojë ditë dhe natë që gjërat të zhvillohen. Do të shkoj në Bruksel sonte. Do të mbahet një mbledhje e madhe pas 3 javësh, do të takohem me personat që janë përgjegjës për rimbursimin. Do të bëjmë të pamundurën që procesi i disbursimit të përshpejtohet sa më shpejt të jetë e mundur.  

Pritshmëritë tona janë tejkaluar. Mendoj se pas disa ditësh organizimesh jemi të gjithë të vazhdojmë fazën tjetër. Jo vetëm të jemi të shpejtë, por edhe të jemi efektivë në rezultate. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë, pasi shkohet përtej rindërtimit. Kjo e bën BE-në edhe më të pranishme, pasi ju jeni edhe në proces anëtarësimi. Ne e ndjejmë se e kemi për detyrë për të ndihmuar dhe këshilluar. Ne duhet te jemi pjesëmarrës në këtë proces që të përdoren në mënyrë transparente.

Zjarr Tv Ad