“Sot frymëzon më shumë se asnjëherë tjetër”- Ilir Meta përkujton Havzi Nelën: Shpërfilli edhe vdekjen, për të mbetur poet i lirisë

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar Havzi Nelën me anë të një statusi në rrjetet sociale duke e cilësuar atë si simbol të fjalës së lirë që shpërfilli dhe vdekjen për të mbetur poeti i lirisë. Meta shprehet se sot Nela frymëzon më shumë se asnjëherë tjetër për triumfin e fjalës së lirë.

Statusi i Ilir Metës

Përkujtojmë me nderim poetin martir, Havzi Nela, simbolin e fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, që shpërfilli dhe vdekjen për të mbetur i përjetshëm si poeti i LIRISË. Sot me kumtin e vargjeve të tij ai frymëzon më shumë se asnjëherë tjetër për triumfin e fjalës së lirë dhe të LIRISË.

O LIRI, O VDEKJE!

NGA Havzi Nela

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,

Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;

Vdekja për liri nuk më tremb aspak,

Si e duron robninë zemra e nji trimi?

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!

Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!

T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,

Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?

Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?

Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,

Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?

Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.

Me durim e shpresë nuk due të vdes.

Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri

Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.

Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!

Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987

Zjarr Tv Ad