Sot jepet lamtumira e fundit për 10 anëtarë të dy familjeve në Thumanë

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku sot përcillen në banesën e fundit.

Në familjen Cara si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona. Ditën e sotme do ti jepet lamtumira e fundit në Thumanë 6 prej tyre, ndërsa nusja e njërit prej viktimave do të prehet pranë familjes së saj në Korçë.

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte damsën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

Qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive për dy familjet që zhvillohen pranë çadra të ngritur në këtë zonë.

Gazetarja e Ora News, Anxhela Celibashi raporton se në ceremonitë mortore ka të pranishëm infermierë për ndihmë të çdo të afërmi  që e ka të vështirë të përballojë dhimbjen.

Zjarr Tv Ad