Sot mori zyrtarisht detyrën, Nisma Thurje i dorëzon Altin Dumanit agjendën me prioritete: Hetoni tenderat e rrugëve!

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nisma Thurje i ka dorëzuar sot kreut rë ri të SPAK, Altin Dumanit, një axhendë me prioritete për vitin 2023, pikërisht në ditën e parë të marrjes së detyrës.

Kreu i kësaj nisme, Endrit Shabani renditi 5 prioritet, që sipas tij Dumani duhet t’i ketë në kalendarin e tij të hetimeve, ku mes 5 prioriteteve kryesore, është edhe kallëzimi i bërë nga kjo nismë për tenderat e rrugëve.

Ai i bëri një thirrje kreut të ri të SPAK, që të mos i zhgënjejë, por ti bëjë të besojnë që fillimi i 2023 të jetë edhe fillimi i ndëshkueshmërisë.

“Altin Dumanit i urojmë punë të mbarë dhe i kemi sjellë një kalendar për vitin 2023, i cili mund të varet në zyrë dhe të shpërbejë si agjendë, në të paktën 5 çështje që duhet të jenë prioritetet e këtij institucioni.

Ky institucion mund ta nisë punën me kallëzimin e nismës thurje për procesin e sterilizimit. Ky institucion mund ta nisë punën me kallëzimin e Nismës Thurje për koncesionin e inceneratorëve.

Ky institucion mund të ketë një prioritet të tretë që është kallëzimi i Nismës Thurje për tenderat e rrugëve.

Ky institucion mund të ketë prioritet të katër, kallëzimin e Nismës Thurje ku ne kërkuam që të zbardhet pastrimi i parave të mafies italiane në mafien e ndërtimit në Shqipëri.

Ky institucion mund të ketë prioritet edhe kallëzimin e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që ka kërkuar ndëshkimin e atyre që kanë shembur këtë pasuri kombëtare.

Në vitin 2019  më datë 23 dhjetor ne i thamë qytetarëve se erdhëm me shpresën se 2019 do ishte fundi i pandëshkueshmërisë.

Zoti Dumani sot nisni mandatin e ri, na bëni të besojmë që fillimi i 2023 të jetë fillimi i ndëshkueshmërisë, mos na zhgënjeni”,  u shpreh Shabani në një deklaratë për mediat.

Zjarr Tv Ad