Sot në Bruksel zhvillohet takimi i radhës në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot në Bruksel do të zhvillohet takimi i rradhës në nivel ekspertësh mes Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet për çështjet e bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha dje se “Diskutimet janë pjesë e marrëveshjes finale për njohje reciproke mes dy vendeve”, gjë e cila është hedhur disa herë poshtë nga Beogradi zyrtar

Bisedimet në Bruksel mbahen një javë para zhvillimit të takimit në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet kryeministrit Hoti dhe Presidentit serb Vuçiç, të ndërmjetësuara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Robert O’Brien dhe i dërguari i posaçëm i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Zyrtarë amerikanë më parë kanë theksuar se takimi në Shtëpinë e Bardhë do të përqendrohet në çështjet ekonomike ndërmjet të dyja vendeve, ndërsa çështjet politike do të jenë në duart e europianëve.

Dje presidenti Vuçiç deklaroi për televizionin shtetëror se presidenti Trump mund të jetë prezent në takimin e 4 shtatorit dhe se do të jetë një natë e furishme dhe e vështirë në Washington

Takimi në Shtëpinë e Bardhë ishte planifikuar fillimisht për 27 qershor, por planet dështuan për shkak se Prokuroria e Posaçme për Kosovën me seli në Hagë, publikoi njoftimin për ngritjen e akuzave ende të pakonfirmuara ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç zhvilluan takimin e parë pas 20 muajsh të ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian ku diskutuan për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës dhe zhvillimin ekonomik.

Zjarr Tv Ad