Spahiu: Se kuptoj si shqiptarët mbështesin Hamas-in, Palestina se njeh Kosovën

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas që ka nisur që prej 6 tetorit dhe qëndrimin që duhet të mbajë Shqipëria.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Palestina nuk e njeh Kosovën ndërsa nënvzioi se qëndrimi i Shqipërisë në këtë luftë është i parëndësishëm.

Ai komentoi dhe reagimet e shqiptarëve të cilët po mbështesin Hamas-in që SHBA e konsideron organizatë terroriste.

“Duhet të kemi diçka shumë të qartë, palestinezët nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Mbështetësit e Hamasit nuk kanë asnjë lloj konsiderate për mbështetjen e shtetit të Kosovës. Të gjithë grupimet palestineze shprehen se Kosova është pjellë e SHBA.

Qëndrimi i Shqipërisë është i parëndësishëm në këtë proces, e dyta Shqipëria ka shanset zero të pozicionohet pro Hamas. Hamas nga vendet e NATO-së dhe nga SHBA konsiderohet organizatë terroriste. Të jesh kundër Hamas nuk do të thotë se je kundër Palestinës. Nuk e kuptoj pse ka disa shqiptarë pse ka disa shqiptarë që e mbështesin Hamasin. Shikoj shqiptarë që hedhin statuse më shumë për Hamasin se për UÇK”-tha ai.

Zjarr Tv Ad