‘SPAK të hetojë firmat e falsifikuara’, Baçi: Banorët nuk firmosën për inceneratorin

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputet i Partisë Demokratike, Luan Baçi në një intervistë në Ora News kërkoi nga SPAK që të hetojë fletë për fletë të gjitha akuzat që janë ngritur për ndërtimin e incineratorit duke filluar dhe nga firmat që janë hedhur për të.

Luan Baçi: Shumë banorë të zonës ku është ndërtuar inceneratori ankohen dhe kanë denoncuar se u janë falsifikuar firmat pra nuk kanë firmosur për ndërtimin e këtij inceneratori. E solla si shembull që SPAK edhe këtë duhet ta hetojë pra duhet të hetohet mënyra se si është hartuar kjo dosje dhe të shikojë se sa nga banorët kanë firmosur dhe kanë qenë dakord për ndërtimin e inceneratorit.

“Unë do të thoja që përveç disa banorëve që mund të numërohen me kokrra që kanë qenë militantë të Partisë Socialiste të bashkisë Fier apo me interesa të ngushta aty pjesa dërrmuese e banorëve kanë qenë kundër.”

Zjarr Tv Ad