Nga Mentor Kikia
Qeveria ka miratuar dhënien e një shume prej 48 milion Lekë(të vjetra) për deputetin Spartak Braho, për të përballuar shpenzimet për kurim jashtë vendit. Braho po kurohet prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta aktive politike.
Unë i uroj shërim sa më të shpejtë z,Braho, pasi në të tilla raste cdo fjalë duket e tepërt. Por megjithatë edhe mund të pyesim: A është deputeti Braho shtresë në nevojë që qëveria ti mbulojë shpenzimet e mjekimit? Me aq sa e njohim jo!
Në kësi rastesh qeveria zgjedh të ti shpëtojë jetën një fëmije, një njeriu të zakonshëm, apo një politkani, nisur edhe nga kontributi që njeriu ka dhene në shërbim të vendit dhe shoqërisë.
A e ka z. Braho këtë kontribut? Mesa e vlerësoj unë jo! Perkundrazi, ben pjese tek politikanet qe kane sjelle deme dhe ketu duhet te jemi shume te siqerte, pertej fjaleve te mira qe duhen thene ne kesi raste, qokash shendetesore.
Ne e dimë se sa njerëz vuajnë për një shërbim mjeksor, jo për 48 milion, por edhe për 480 mijë lekë. Dhe ka nga ata që e humbin jetën edhe për kaq pak para.
Burimi : / Javanews.al