Spartak Braho: Mit’hat Frashëri ka qenë horr, rehabilitimi i figurës së tij tradhti kombëtare, ja provat që Balli Kombëtar bashkëpunoi me nazifashistët

0
130
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Spartak Braho ka shpërthyer në sulme të forta në adresë të ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, Zoti Braho u pyet për incidentin që ka ndodhur këtë fundjavë, ku persona të pa indetifikuar dhunuan bustin e Mit’hat Frashërit tek Liqeni Artificial. Por në përgjigjen e tij të ashpër, ish-ligjvënësi Braho shprehet se Mit’hat Frashëri ka qenë horr dhe kolaboracionist, ndërsa theksoi se rehabilitimi i figurës së tij tradhti kombëtare ja provat që Balli Kombëtar bashkëpunoi me nazifashistët.

-Zoti Braho, këtë fundjavë vendi zien nga debati për rolin e Mit’hat Frashër, i cili është ndezur pas incidenti që ka ndodhur tek Liqeni Artificial, ku persona të pa indetifikuar kanë dhunuar bustin e ish-kreut të Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri. Si e shihni këtë ngjarje dhe çfarë përfaqëson për ju Mit’hat Frashri?

Mit’hat Frashëri, ashtu si qeniet e tjera balliste, nuk janë asnjë më shumë dhe asgjë më pak se jashtëqitja e kombit. Mit’hat Frashëri e ka damkosur veten e tij si tradhtar dhe një njeri që ishte kundër Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Shqiptarët dhe histori e kanë mbuluar figurën e Mit’hatit me turp, pasi ai tradhtoi dhe bashkëpunoi hapur me okupatorët nazifashist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mit’hat Frashëri ka qenë horr, një pederast dhe homoseksual që nuk e meriton të rehabilitohet. Sa i takon këtij incidenti unë sot po e marra vesh nga ju, por komenti im është i thjeshtë që Mit’hati ka qenë një rrugaç dhe kolaboracionist gjakprishur.

-Dakord, por po flasim për figurën e Mit’hat Frashërit, i cili ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan që i ka dhen shumë Shqipërisë. Dhe për t’ju kujtuar se nuk kemi të bëjmë me një popull dosido, ju sjell në kujtesë se Mit’hat Frashëri është glorifikuar dhe rehabilituar nga qeveria socialiste, sikundër ndodhi në vitin 2018, ku përmes një ceremoni zyrtar, u sollën eshtrat e tij në atdhe dhe ndërkohë në nder të tij u ngrit edhe një përmendore…

Shiko, është pak të them se e përcolla me trishtim rehabilitimin e Mit’hat Frashrit asokohe. Me indinjatë po, si të gjithë veteranët antifashistë, si gjithë socialistë. Ua kam deklaruar qëndrimin tim kundër para se të bëhej kjo ceremoni. Ishte krejtësisht e panevojshme të provokoheshin ndjenjat e popullit me një gjest të tillë. Me pak fjalë, mund të them se nderimi i një kryekolaboracionisti të pushtuesve fashistë si Mit’hat Frashëri do t’i kushtojë rëndë kësaj qeverie.

– Çfarë mund të na thoni më shumë për figurën e Mit’hat Frashërit dhe rolit të tij gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare?

E vërteta mbi Luftën tonë Antifashiste është vulosur njëherë e për gjithmonë më 29 nëntor 1944. Ajo luftë është e qartë si dielli dhe nuk mund ta errësojë kurrkush. Edhe unë nuk do të dëshiroja të merresha me këtë periudhë të historisë, e cila më shkakton dhimbje për faktin e vetëm se kam disa dëshmorë në atë luftë dhe gjithë paraardhësit e mi kanë qenë të lidhur me atë luftë… Mirëpo del një Tufë apo një Çelo, një Butkë a ndonjë Mërtiri dhe më duhet të reagoj.

Ky ka qenë thelbi i shqetësimit tim që kam reaguar: Të demaskoj frymën neofashiste aktuale për të përmbysur historinë dhe sidomos përpjekja për të na i rrëfyer ballistët e zogistët si patriotë të mëdhenj! Kjo është sa absurde, aq dhe e padurueshme. Mua më thirri kushtrimi i të parëve në këtë rast (po të perifrazoj një titull libri të Xhek Londonit, shkrimtarit të madh amerikan), i etërve tanë partizanë antifashistë. Betejën me ballistët unë e konsideroj një kapitull të mbyllur. Por meqë ata duan të kruhen, pra që beteja të vazhdojë, unë këtu jam. Më vjen vërtet keq që të vazhdojë kjo betejë me partizanë e ballistë, ndërsa vendi ka sa e sa halle të tjera shumë më emergjente se një debat për luftën e fituar 75 vite më parë. Dokumentet janë të pafundme për historinë e turpshme dhe të ndyrë të ballistëve. Por nganjëherë më duket mundim i kotë përpjekja për t’u mbushur mendjen neofashistëve të sotëm që na hiqen si historianë e studiues.

Por një histori nga më të rëndat për Ballin dhe të turpshme edhe në planin ndërkombëtar, nuk mund të rri pa e treguar. Këtë e kanë bërë ballistët tanë. E kam fjalën për kapjen rob të shefit të misionit britanik në Shqipëri, Gjeneralit Dejvis, nga ballistët e udhëhequr nga Azis Biçaku. Është zhvilluar një betejë e rreptë disa orëshe në zonën e Qarrishtës dhe më në fund ballistët e kapën rob gjeneralin e plagosur rëndë. Më e turpshmja është se ashtu të plagosur ata e dorëzuan gjeneralin e plagosur te gjermanët. Në këto të dhëna janë bazuar edhe studimet e z. Vladimir Meçe, i cili ka shkruajtur hollësisht. Një ngjarje që bëri jehonë të madhe në atë kohë ndërkombëtarisht, duke mbërritur deri te vetë Hitleri, i cili vendosi menjëherë të dekoronte ballistët shqiptarë. Se si ndodhi kjo histori e ka përshkruar në mënyrë të shkëlqyer Prof. Arben Puto, e cila nuk ka nevojë për asnjë koment.

Për të kuptuar se sa e rëndësishme është kjo ngjarje dhe sa demaskuese për Ballin Kombëtar duhet t’u bëjmë të ditur lexuesve disa elementë shumë domethënës. Gjeneral Dejvis (Edmond Frank) i mbiquajtur Trocki, ishte shef i Misionit Ushtarak Britanik në Shqipërinë e pushtuar gjatë vitit 1943 dhe janarit të vitit 1944. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, aleatët (Angli, SHBA, BRSS) luftonin në shumë fronte dhe kishte përpjekje të vazhdueshme e të organizuara për të shfrytëzuar çdo mundësi e çdo burim që do të provokonte rezistencë ndaj trupave pushtuese në çdo vend të Europës.

Në këtë kuadër, nxitja e lëvizjeve të rezistencës në territoret e pushtuara ka qenë njëra nga detyrat e misioneve ushtarake aleate të hedhura në rajonin e Ballkanit, përfshi këtu edhe Shqipërinë. Lexoni se çfarë ka shkruar Gjenerali Dejvis më vonë për këtë ngjarje: “Doktori (gjerman) thirri në dhomë bajraktarin shqiptar, Aziz Biçaku që kontrollonte zonën e Lunikut. Pata dëgjuar për të nga Frederik Nosi… Doktori i dorëzoi Biçakut pushkë dhe automatikë, plus para dhe i mori një dëftesë.

E pyeta doktorin se ç’po bënte ashtu dhe ai m‘u përgjigj: “Ne e përkrahim Ballin me armë dhe para për të luftuar komunistët që përkrahni ju…” dhe vazhdon më tej gjenerali që provoi tradhtinë dhe pabesinë e kolaboracionistëve. “Të nesërmen në mëngjes patrulla gjermane më nxori në rrugë ku na priste një autoambulancë. Atje ndodhej Aziz Biçaku me një turmë ballistësh për të na parë kur të niseshim. Ai qeshte me gjermanët…”.

-A e harroi gjeneral Trocki, Aziz Biçakun dhe pabesinë e tij?

Kurrsesi! Siç dëshmon në kujtimet e tij, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ishte komandant brigade i trupave angleze në Greqi, Gjenerali Dejvis e mori vesh se Biçaku fshihej në Greqi, me kartën e antikomunistit e të demokratit. Kur mori vesh se dikush interesohej për të, Biçaku u zhduk thellë në Anadoll, në Turqi. Për fatin e tij gjenerali nuk u interesua më. Përtej “Biçakëve”, gjenerali plot dashuri e emocion shkroi për popullin tonë, për rezistencën e tij antifashiste që e vendosi me dinjitet krahas fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore.

–Thuhet se gjenerali Dejvis është dekoruar nga Enver Hoxha pas Luftës?

Është plotësisht e vërtetë. Në vitin 1945 Enver Hoxha me cilësinë e Kryeministrit të Shqipërisë ka dekoruar gjeneral Dejvisin dhe gjithë ushtarakët anglezë dhe amerikanë që ndihmuan në fitoren e Luftës Antifashiste. Dekoratat qenë të niveleve të ndryshme sipas kontributeve. Gjenerali Dejvis ka marrë një dekoratë të lartë… Natyrisht plotësisht të merituar, pavarësisht rezervave të shumta që Enveri kishte për këta aleatë. Shikoni ndryshimin: Pasi ballistët e tradhtuan gjeneralin Dejvis dhe aleatët, me paturpësinë e skajshme që i karakterizonte, u kërkonin më vonë aleatëve anglezë dhe amerikanë t’i ndihmonin të përmbysnin komunistët dhe të merrnin sërish pushtetin.

-Së fundmi ish-kreu i Institutit për Krimet e Komunizmit, Agron Tufa, i cili mbahet mënde për deklaratat  e tij të forta, sikundër është cilësimi i luftës partizane si vëllavrasëse është vlerësuar nga institucionet shqiptare. Më konkretisht, “Ngjizja e papërlyere” e shkrimtarit Agron Tufa u vlerësua si Romani më i mirë për vitin 2021, gjatë ceremonisë së mbajtur sot  nga Qendra e Librit në Akademinë e Arteve për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për 2021. Keni një koment?

Agron Tufa është një neofashist dhe hileqar që synon të shtrembërojë historinë. Tufa e soji i tij përfshi dy ballistët Adriatik Alimadhi dhe Artur Roshi, nuk mund të bëjnë pis Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. LANÇ është epopeja më e lavdishme e popullit shqiptar, ndërsa ballistët janë jashtëqitja e kombit dhe tradhtarë që bashkëpunuan me okupatorët nazifashistë. Lufta partizane është krenari e shqiptarëve që e rreshtoi vendin krah aleatëve fitimtarë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe si e tillë ajo s’mund të njolloset nga neofashistët Tufa, Roshi dhe Alimadhi.

– Le të kthehemi edhe njëherë te Tufa dhe Kapllani, dy figura të cilat ju i keni anatemuar edhe më herët. Pse i quani ata “vrasës me pagesë”?

Sepse të tillë janë. Unë të thashë se ata nuk janë për pushkë, pasi edhe të parët e tyre nuk dinin të zbraznin pushkë. Por këta janë shumë të djallëzuar dhe i bëjnë atentat historisë. Duan ta shuajnë të kaluarën tonë historike, pikërisht pjesën tonë më të lavdishme. E kjo me dy fjalë  don të thotë: të zbresim nga piedestalet heronjtë dhe dëshmorët dhe të ngjisim anti-heronjtë dhe kolaboracionistët si Mit’hat Frashëri, Pater Anton Harapi, Hamit Matjani e kriminelë të tjerë. Unë kam një siguri në vetvete që kjo nuk ka për të ngjarë kurrë. Sado libra të botohen me paratë e shtetit, pra të qeverisë socialiste. Në fakt atyre, pra pinjollëve të ish-kolaboracionistëve të djeshëm nuk u shtohet aspak lavdia dhe meritat, është qeveria e Ramës që humbet pikë. Kjo është e gjitha.

– Ndërkohë ka një debat se a ka qenë Sali Berishën antikomunist, komunist apo pro enverist? Ju çfarë mendoni…

Ka qenë komunist Sali Berisha. Madje ka qenë edhe sekretar i celulës komuniste të spitalit. Dhe këto i kishte qejf ai, të rrinte pranë Hysni Kapos, pranë Simon Stefanit, pranë Enver Hoxhës, ka bërë dhe tentativa për t’u bërë mjek i Enverit. Por nuk e lanë. Rol vendimtar ka luajtur Nexhmija, e cila pasi studioi dhe u konsultua me Sulo Gradecin gjykuan që ky njeri ka një biografi jo shumë të pasur sepse gruan e ka malazeze, njerëzit e së cilës ishin pranë dhe punonin për Shërbimet e Zbulimit Jugosllav.

Por ai ka këmbëngulur vazhdimisht të ishte pranë. Pse ishte pranë? Nuk është ndonjë gjë e madhe dhe s’kemi pse merremi ne se pse Saliu ka fotografi me Enver Hoxhën. Enver Hoxha mund të ketë dalë në fotografi me mijëra njerëz. Ishte drejtues, ishte udhëheqës, ishte diktator, të cilën e kishte deklaruar hapur që pushteti politik në Shqipëri i përkiste diktaturës së proletariatit e cila shoqërohej dhe frymëzohej nga lufta e klasave. Të merresh sot me këtë është një sebep. E kapën këta pinjollët e Ballit Kombëtar. Ky nipi i Kadri Cakranit. Kadri Cakrani, edhe sot dridhen fëmijët në barkun e nënës, kriminel, kriminel lufte. Komandant i Ballit Kombëtar, i ushtrisë së Ballit Kombëtar.

I dekoruar nga Hitleri. Me dokument! Pse s’ndenji në Shqipëri? Iku u arratis. Kurse një pinjoll i tij, një Kujtim a Shpëtim, se ka 2 emra, Shpëtim Cakrani e pashë një ditë në televizor, është hedhur tani në sulm për të evokuar figurën e Kadri Cakranit. Ky Kujtimi, ky është një mostër, avokat që ka bërë 8 vjet burg në Itali, që s duhet të punojë edhe si avokat. Që s’ka as arsim përkatës sepse i ka të falsifikuara të tëra, këta janë, kujtimëra. Mos merremi me emra se unë jam një çik i egër në këtë mes edhe nuk më shkon shumë edhe për moshën. Por këta duhen kujtuar se kush janë e nga vijnë.

– Po në Partinë Socialiste a ka anti-enveristë?

Partia Socialiste nuk ka enveristë. Anti-eneveristë ka. Anti-enveristi kryesor është Edi Rama, madje anti komunist, i tërbuar. Këta ballistët kanë marrë një çik spunto, hov tani që kur Edi Rama bëri ceremoni për Mit’hat Frashërin në vitin 2018. Kreun e Ballit Kombëtar. I cili ka vlera si studiues, si shkencëtar i albanologjisë, por në fushën politke ai radhitet në bashkëpunëtorët kryesorë të fashizmit. Kaq! Nuk është e udhës që Mit’hat Frashëri… të vijë në Shqipëri po jo të varroset atje bashkë me…. politikisht është i dënueshëm, asgjë pozitive e të dobishme për shtetin Shqiptar nuk ka Mit’ hat Frashëri.

Qëndrimi i Kryeministrit në këtë mes qe një pakujdesi do të thoja unë, megjithëse ai këmbëngul në të tijën, krijoi një pështjellim në vlerësimin e luftës nacional çlirimtare,. Dhe ky pështjellim shpeshherë reflektohet edhe te disa persona që janë atje që secili përpiqet të dali sa më anti-enverist, se po të jesh anti-enverist tani je në modë. Enverizmi ka mbaruar, siç ka mbaruar komunizmi, jo Marksi, sepse Marksi studiohet.

-Megjithatë zoti Braho marksizmi dhe komunizmi shqiptar nuk kanë fort lidhje me njëri- tjetrin.. Marksizmi është ideologji utopike dhe komunizmi e ka deformuar totalisht atë çka mbart ideologjia marksiste në vetvete. Por me deklaratën tuaj për kryeministrin Edi Rama, a mund të themi se ai rreshtohet krah Sali Berishës…

Jo jo jo jo , Sali Berisha është kriminel, nuk rreshtohet Edi Rama në reshtin e tyre. Është anti -komunist por e vlerëson luftën. Nuk e njeh mirë historinë e Ballit Kombëtar, dhe nuk i di motivet, por ashtu është formimi i tij i hershëm. Hyn në formimin e disa të rinjve ’80-’90, të cilët u rreshtuan si anti-komunistë, mirë bënë ilegalisht por nuk krahasohet rruga e tij politike me Sali Berishën apo me të tjerë. Sali Berisha ndoshta hiqet si antikomunist e anti – enverist por ai është zbatuesi më i zellshëm i komunizmit. Është i kamufluar. Nuk është demokrat në kuptimin e plotë të fjalës. Natyrisht ai hyn në kategorinë e ekstremistëve të djathtë.

-Nga ana tjetër dhe pas incidentit që ndodhi vitin që shkoi për festat e nëntorit, ku një deputet socialiste uroi kolegët e tij me foton e Enver Hoxhës, kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj, kërkon miratimin e një ligj, ku do të ndalohet çdo simbol që mbart karaktere të komunizmit. Si e shikoni ju këtë nismë?

Është e përsëritur disa herë kjo. Janë bërë tentativa që në vitet ’90,’2000 edhe një projekt ligj në 2017 u tentua, kishte edhe Lustracion, u rrëzua nga Gj. K. Kjo quhet lufta e simboleve. Pyes me vete cilat janë simbolet komuniste që përdoren sot. Ylli u hoq, nuk gjen yll të verdhë me konotacion politik, nuk ka se yje ka edhe flamuri amerikan. Do merren prapë me 29 nëntorin këta? Janë rrëzuar disa herë me tentativat për të ndryshuar datën e çlirimit. Nuk e njohin, të mos e njohin. Nuk e kanë çliruar Ballistët Shqipërinë, e kanë çliruar Partizanët. Populli. Ka pasur një nderim kështu (nge grushtin) ky nuk është nderim komunist. Ky është nderim i luftëtarëve të Spanjës, u fut ca kohë këtu, dhe kemi nderuar edhe amerikanët edhe gjermanët në këtë mënyrë. Pastaj u fut kjo nga Mehmet Shehu, se ai kishte luftuar me brigadat internacionaliste në Spanjë, ta heqim. Cilat janë simbolet? Rrugët? Cilët do heqin? Qemal Stafën? Festojnë 5 Majin, Qemal Stafa ishte komunist. U vra nga italianët si militant komunist. Por 5 maji është i pandryshueshëm, është ditë që përkujton dëshmorët e atdheut.

Burimi:Gazeta Sot

Zjarr Tv Ad