Spartak Ngjela del me deklaratën ‘bombë’: Ja çfarë pritet të ndodh me ‘fatin’ e Berishës

0
135
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku deklaroi se ish-kryeministri Berisha mund të shkojë drejt ekstradimit në SHBA. Ngjela tha se me rezistencën që Berisha po bën Washingtonit, mund të shkojë drejt kryerjes së një krimi që amerikanët të kërkojnë ekstradimin e tij drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është politikë amerikane nuk është politikë ballkanike. Interesi shqiptar është i mbështetur në Washington, jo sot, por ka që në 1919-ën. Na ka mbrojtur si shtet e po na mbron dhe na dhanë një shtet të dytë sepse do që me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor të ketë një element plus në luftën kundër Rusisë. Ky që flet me Rusinë është? Ik pyeteni. Mos u merrni me këtë problem se e di Amerika. Biles është në favorin tonë, ta marrin ta ekstradojnë të shpëtojë njëherë e mirë Shqipëria. Saliu po shkon në një rrugë kriminale që mund ta çojë në ekstradim, por mund të shpëtojmë dhe ne. Mund ta pësojë si presidenti i Serbisë që i dha territore Serbisë, mos të harrojmë edhe ky i ka dhënë detin Greqisë. Sa më shumë të vazhdojë me këto budallallëqe aq më shumë mund të vazhdojë drejt një krimi që ata ta ekstradojnë”, tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad