Spartak Ngjela: Ja skema si Basha vjen në pushtet

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lulzim Basha më 29 korrik u rizgjodh në krye të Partisë Demokratike. Ai u bë sërish kryetari i kësaj force politike dhe u prezantue me një skemë të re se si demokratët do të vijnë në pushtet. Ndërkohë, në një intervistë për “Report Tv”, avokati Spartak Ngjela tha se Lulzim Basha nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re.

Avokati tha se që Partia Demokratike të vijë në pushtet duhet me domosdoshmëri që Basha të bashkojë demokratët, teksa më tej thekson se kreu i PD-së ka përkrahjen e Uashingtonit.

“Nuk kishte si të hynte ndryshe pa pasur një skemë të re. Se, pastaj do të thonin atë gazmoren, U martua Sinani. Kë mori? Atë që kish pasur. Shumë mirë ka bërë. Ashtu duhet të ecë.

E ka nevojë primare të ecjes për të marrë pushtetin. Me 16 mijë vota nuk merret pushteti. Basha duhet domosdoshmërisht të bashkojë vlerat e mëdha intelektive që ka PD në perëndim dhe në Shqipëri që kanë qenë të mënjanuar nga lufta politike për karrierë individuale e të vijojë çështjen në funksion të marrjes së pushtetit. Po a ia arrin dot bashkimin kur një pjesë e demokratëve janë tek Berisha?

Është ky ekuacion. U= B (Uashington është i barabartë me Bashën). Nëse Basha do të ketë përkrahjen e madhe të Uashingtonit gjithçka bëhet. Nga sa po shoh Basha ka përkrahjen e Uashingtonit. Do shohim si të do të precipitojnë ngjarjet në shtator, por nëse do të ketë mbështetjen politike të Uashingtonit gjithçka bëhet.

Pse ju mendoni që Partinë Komuniste në 1992 e mundi Saliu? Uashingtoni e mundi. Nëse e përkrah me intensionin e saj të vrullshëm politik dhe përkrahjen amerikane që ka në Shqipëri menjëherë rigrupohet PD dhe është në favor të të gjithëve”, tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad