“Ligj për ASH, i qepur si kostum për Gjinushin”, Zhupa zbardh takimin me Begajn

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me presidentin Bajram Begaj, ku i ka kërkuar që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Në një deklarate për medie, Zhupa u shpreh se e kishte informuar kreun e shtetit për shkeljet në këtë ligj, i cili u miratua pa mbledhje të rregullt të Komisionit.

“Ligji për Akademinë e Shkencave shkel kushtetutën, pasi është ligj i qepur si kostum për Gjinushin. I kam kërkuar presidentit që të mos dekretojë ligjin për Akademinë e Shkencave.

Shprehu interes për të dëgjuar dhe për të shqyrtuar shkeljet e konstatuara. Për mua është me rëndësi që procesi të shikohet si proces që nuk ka të bëjë vetëm me akademinë e Shkencave, por gjëra që lidhen drejtpërdrejtë me qeverinë.

E vlerësova presidentin për takimin që organizoi dhe për dëgjesën me mua. Mendoj se presidenti do të respektojë kushtetutën e vendit dhe do të qëndroj në mbrojtje të kushtetutës.”,-u shpreh Zhupa.

Zjarr Tv Ad