Spartak Ngjela tregon episodin epik, me një nga vajzat më të bukura të Universitetit…

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, është një ndër figurat më të njohura politike, i pranishëm gjithmonë në media me komentet e tij pikante.

Por sa i përket jetës personale, nuk kemi shumë informacion dhe faktin që ai ka zgjedhur të mos martohet kurrë.

Avokati rrëfeu një episod që i kishte ndodhur në vitin e 3-të në Universitet, me një nga vajzat më të bukura të asaj kohe. Atij i kishte mbetur në mendje përgjigja që kishte marrë prej saj.

“Më tërhoqe si magnet”, ishte komplimenti që Ngjela kishte menduar për të, ndërsa përgjigja e saj ishte “Magneti nuk tërhiqet nga dërrasat”. Ngjela nuk u dorëzua po shtoi, “Dërrasa ka diku një gozhdë” dhe vajza nuk e mbajti dot gazin, rrëfeu Ngjela për News24.

 

Zjarr Tv Ad