Spiropali ironizon keq koalicionin e opozitës: Shqiptarët nuk meritojnë eksperimente me skema të riciklimit bajat, të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur e të deformuar…

0
516
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Elisa Spiropali, ka ironizuar koalicionin parazgjedhor të Partisë Demokratike me aleatët, duke e quajtur një liste të klanizimit dhe klientelizmit, që ngre në piedestal parimin “kap ça të kapësh”.

Sipas Spiropalit, Shqipëria dhe shqiptarët, nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja dhe nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat, të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur e të deformuar.

Ministrja thotë gjithashtu se; Partia Socialiste, do ta mbyllë shpejt hendekun mes Shqipërisë që gjetën dhe Shqipërisë që duan.

“Dallimi është kolosal. Lista e Monës, Lulit, Saliut, Nardit, Ilirit, Fatmirit, Shpëtimit dhe ca të tjerëve, është listë e ndarjes dhe largimit të vazhdueshëm të politikës nga shoqëria, populli, elektorati. Lista e tyre është listë e qasjes mesjetare ndaj politikës. Listë e klanizmit, mercenarizmit, klientelizmit. Ngritje në piedestal e parimit kap ça të kapësh.

Shqipëria dhe shqiptarët nuk meritojnë eksperimente të tilla të padenja, nuk kanë kohë të humbin me skema të riciklimit bajat të emrave të vjetëruar, të stërprovuar, të ndryshkur, të deformuar.

Deputeti ynë, Deputeti që duam, ndër tjera, është hapje e mëtejshme e Partisë Socialiste ndaj shoqërisë në vazhdën e vetkorrektimit tonë përmirësues të natyrshëm për të mirën e përgjithshme.

Do ta mbyllim shpejt hendekun e pamerituar mes Shqipërisë që gjetëm dhe Shqipërisë që duam”, – ka shkruar Spiropali.

Zjarr Tv Ad