Spiropali: Opozita është në një ‘duel hunjsh’

0
65
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Tashmë është përcaktuar data e zgjedhjeve të pjesshme vendore në 6 bashki, por Elisa Spiropali thotë se emrat e kandidatëve nuk janë diskutuar ende në Kryesinë e Partisë Socialiste. Ajo nuk përjashtoi që të gjashta kandidatet të jenë edhe gra.

“Mund ta thoni me plot gojën se mund të jenë edhe të 6 kandidatet gra. S’ka rëndësi gjinia, por cilësia e karakterit” – tha Spiropali.

Sa i përket Partisë Demokratike, Elisa Spiropali deklaroi se fatkeqësisht kjo forcë politike është në garë për partinë dhe jo për bashkitë.

Në ‘Kontrast’ për Report TV, Spiropali komentoi edhe deklaratat e Ilir Metës, sipas të cilit Lulzim Basha e ka shitur opozitën.

“Këta janë në një garë të ethshme me njëri tjetrin, se kush është më pranë Edi Ramës etj. Pra edhe në garën e tyre ne vihemi në mes pa asnjë arsye.

Një garë e vogël kjo dhe pa qëllime kombëtare. Garën për bashkitë nuk e shohim si një referendum popullor, apo si një ndjenjë revanshi. Do të hyjmë me kandidatët më të mirë të mundshëm. Ndërsa opozita është në një garë hunjsh” – tha Elisa Spiropali.

Zjarr Tv Ad