Stadiumi i ri, Kukësi jep njoftimin e rëndësishëm për tifozët

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

FK Kukësi njofton të gjithë tifozët se gjatë sezonit 2022-2023, do të kenë mundësinë të pajisen me abone sezonale, për të ndjekur të gjitha ndeshjet në shtëpi të ekipit tonë. Per te gjithe ata qe bejne abonimin para dates 20 Gusht, do te perfitojne 30% ulje per te dyja llojet e abonimeve!

Klubi ka vendosur në dispozicion të tifozëve 2 modele të ndryshme abonimesh, me çmime të ndryshme në varësi të tribunës se ku doni të abonoheni.

Abonimi Gold i cili do të jetë në dispozicion për tribunën VIP, do të kushtojë 40’000 lekë. Abonimi Silver do të kushtojë 20’000 lekë dhe lejon tifozët të ulen në tribunat qëndrore.

Tifozët e abonuar, do të mund të ndjekin të gjitha ndeshjet e Kukësit në shtëpi në Superiore dhe në Kupën e Shqipërisë. thuhet në njoftimin e klubit.

Zjarr Tv Ad