Sterilizimi/ Soko: SPAK duhet të dërgojë në burg edhe ish-ministrin Beqja

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lista e të arrestuarve për koncesionin 100 milionë euro të sterilizimit, për ekonomistin Pano Soko, nuk është e plotë nga SPAK.

Sipas tij, mes emrave nuk duhet të mungonte ai i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe i të gjithë zinxhirit të zyrtarëve të përfshirë në këtë vjedhje të parave të taksapaguesvem të cilët duhet të shkojnë në burg.

“Shpresoj që mos të mbetemi vetëm te këto të arrestuar dhe jam shpresë plotë që do ti shkojë deri në fund SPAK pasi ky është vetëm fillimi i asaj që do të ndodhë. Vendime me koncesione me shifra të tilla nuk merret vetëm nga një grup personash që janë në rolin e komisionit por ato shkojnë më lartë të ministri deri të kryeministri. Marrja në përgjegjësi penale e ish ministrit Beqja ishte thirrja që ne i bëmë sot SPAK-ut pasi dhe ai ka përgjegjësi penale për atë që ka ndodhur me koncesionin e sterilizimit”, tha Soko.

Soko ka rezerva edhe për zhvillimin e trajtimit me dy dosje të veçanta për të njëjtin objekt ngjarje në këtë tender nga ana e SPAK.

“Nuk më duket i duhuri pasi të gjithë këta persona dhe aktorë kanë bërë një gjë duke miratuar një koncesion që ka sjellë një dëm ekonomik miliona euro”, nënvizoi ai në SYRI TV.

Zjarr Tv Ad