Studentët paralajmërojnë tubim masiv të hënën

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Nesër kthehet fuqishëm. Në orën 10:00 jemi të gjithë para kryeministrisë”, tha një student.

Nuk kanë hequr dorë nga 9 kërkesat ndërsa thonë se ato mund të shtohen pasi çdo fakultet do të përpilojnë në vijim një liste me problematikat për të cilat do të kërkojnë zgjidhje nga qeveria.

“Ne po shkojmë drejt një përshkallëzimi, sepse kemi menduar që të bëjmë akoma më shumë kërkesa. Çdo fakultet të nxjerrë problemet konkrete dhe ti sjellim këtu tek kryeministria. Nëse nuk i firmos të ikë”, tha një student.

Organizimi do të jetë i njëjtë do të nisë nga fakultetet në orën 8 të së hënës dhe në orën 10 do të marshohet drejt kryeministrisë. Pankartat nuk do të mungojnë, paralajmërojnë edhe surpriza por nuk pranojnë të zbulojnë detaje.

“Protesta do të vijojë me orare të zgjatura, por turni i natës do të hiqet, sepse bëhen presione dhe makinacione të shumta”, tha një tjetër student.

 

Zjarr Tv Ad