Aplikacione si “Tinder”, nuk janë më popullorë vetëm tek adoleshentët, por edhe personat mbi 55 – vjeç. Këto janë të dhënat që vijnë nga një studim i realizuar nga “Pew Research Center”, mbi 2 mijë amerikanë.
Sipas raportit, në Shtete e Bashkuara, grupmoshat nga 55 deri në 64 – vjeç, që deklarojnë se janë përdorues të shërbimeve për njohje online është dyfishuar, nga 6 përqind që ishte në 2013 – ën, në 12 përqind në 2015 – ën.
Ndër të tjera, studimi tregon se, për 41 përqind e të rriturve kjo lloj platforme është bërë familjare, që do të thotë se edhe ata që nuk e përdorin e njohin dhe 29 përqind e tyre, njeh dikë që është martuar apo që është në një lidhje stabël, falë këtyre faqeve në internet.
Megjithatë, të rinjtë vijojnë të mbeten përdoruesit kryesor.
Më aktivët janë grupmoshat 18 – 24 vjeç. Vitet e fundit, numri i të rinjve që përdorin këto faqe është trefishuar, nga 10 përqind që ishte në 2013 – ën, në 27 përqind në 2015 – ën.