Stuhia e rërës ka përfshirë pjesën më të madhe të Egjipti

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një stuhi rëre pushtoi Kajron në Egjipt duke e bërë qiellin e verdhë dhe duke reduktuar shumë shikueshmërinë. Fenomeni i erës së fortë nga shkretëtira do të vazhdojë disa orë dhe situata do të përmirësohet vetëm të premten, sipas agjencisë egjiptiane Mena. Temperaturat janë nën mesataren në Kajro dhe në jug të vendit. Ndërsa në Aleksandri ka pasur reshje të lehta dëbore. Katër porte në Mesdhe përfshi dhe atë të Aleksandrisë, vijojnë të qëndrojnë mbyllur për shkak të erërave të forta dhe detit të trazuar. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit ka pasur reshje të dendura shiu.

 

Zjarr Tv Ad