Për Kosovën vendi i pare ne grup ne kuotën e 14 pikëve, dhe promovim tashme ne Ligen C. Heroi i kësaj mbrëmjeje për vendasit Arber Zeneli autor i tre golave. Fillimisht sulmuesi i Herenven gjeti rrjetën qe ne minutën e 2 pas një pasimi i Kololli. Azeret u munduan te kundërpërgjigjen por pa arritur te çanin ne prapavijën e te zotëve te shtëpisë te cilët kontrolluan totalisht lojën ne pjesën e dyte. Përsëri Zeneli këtë here me pasimin e Murriqit dyfishoi rezultatin ne minutën e 50. Qendërmbrojtësi Rrahmani 11 minuta me vone e beri gjithçka e me te lehte për Kosovën kur realizoi golin e trete pas një iniciative te Kolollit. Gjithçka mbaroi për miqtë, kur talenti Zeneli ne minutën e 76 këtë here edhe me ndihmën e Hekuran Kryeziut realizoi golin e katërt duke mbyllur praktikisht takimin. Kjo ishte fitorja e katërt ne këtë grup për djemtë e zviceranit Shaland, ndërsa arritën edhe dy barazime pa humbur asnjëherë. Ne ndeshjet Play Off pas përfundimit te fazës ne grupe, dardanet do te përballen ne një derbi ballkanik me kombëtaren e Maqedonisë. Nuk na mbetet gje tjeter vec te themi urime Kosove.