Sulmet kibernetike/ Noka ironizon Spiropalin në Komisonin e Sigurisë: Lutju Zotit për Skënderbeun, mos urdhëro kryetarin

0
74
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja  Elisa Spiropali dhe deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka janë përfshirë në një debat në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në lidhje me sulmet kibernetike në Shqipëri.

Deputeti i PD kërkoi shpjegime nga Spiropali nëse ka përgjegjësi për të dhënat që janë hakeruar. Gjatë debatit ironizoi atë se në emër të Skënderbeut urdhëron kryetarin e mbledhjes të ndërhyjë në diskutimin e tyre.

Pjesë nga debati:

Noka: Më kthe një përgjigje. Nuk ka nevojë të nxisësh ti

Spiropali: O kryetar

Noka: 195 mln euro të taksave shqiptare janë rrëmbyer

Naço: Noka ministrja thotë bëj kërkesën si deputet

Spiropali: Të jeni të sigurt ju dhe të gjithë deputetët që çdo cent e taksave të shqiptarëve ka shkuar aty ku duhet. Shqipëria vlerësohet si vend lider në rajon për shërbimet ndaj qytetarëve. Ju keni të drejtën të dërgoni kërkesën zyrtare për të marrë informacion kush janë kompanitë

Noka: Zonjë jam duke të bërë pyetje

Spiropali: Në një kohë kur jemi në luftë të vërtetë me një vend armik keni kohë të merreni me muhabetet e mejhanes shqiptare. Kërkoj ndërhyrjen e kryetarit

Noka: Zoti kryetar po ju urdhërojnë. Ne emër të Skënderbeut. Po urdhëron kryetarin

Resuli: Me fyerje dhe ofendime prekemi të gjithë këtu

Spiropali: O zot, mezi paskeni pritur

Noka: Lutju për Skënderbeun Zotit mos iu lut për të tjerat. Informacionin e kanë iranianët, nuk ka më çfarë ruhet në këtë vend

Zjarr Tv Ad