Sulmi i paligjshëm i IKMT në Prestige Resort, Klevis Balliu: Media nën kërcënimin e bandës në pushtet

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shef i Organizimit në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, ka reaguar sërish sot ndaj ndërhyrjes së paligjshme të IKMT-së në Prestige Resort, duke e quajtur sulm ndaj medias së lirë në vend. Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan se kjo bandë qeveritare duhet ndalur një orë e më parë.

Statusi i Balliut

Media në Shqipëri nën kërcënimet e bandës në pushtet. Kushdo që sot denoncon korrupsionin në administratë, punësimet e paligjshme dhe nepotike apo dhe korrupsionin dhe trafikun në dogana është nën kërcënimin e pushtetit. Kjo pasi banda në pushtet vijon të drejtojë vendin vetëm falë lidhjeve të errëta të qeveritarëve dhe kriminelëve.

Sulmi ndaj News 24 është sulm ndaj medias së lirë dhe tregon edhe një herë se këta pushtetarë duan të kontrollojnë gjithçka dhe ta kthejnë këtë vend nën regjimin e bandave.

Kjo BANDË në pushtet duhet NDALUR një orë e më parë.

Zjarr Tv Ad