“Sulmi kibernetik nga Irani, në favor të Shqipërisë”/ Avokati Ngjela: Nuk më duhen fantazitë e katundarëve politik! Kjo çështje tregoi se…

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar sulmet kibernetike të Iranit në sistemet digjitale në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Frontline”, Ngjela tha se ky zhvillim ishte në favor të Shqipërisë, teksa nuk e vendosi theksin tek futja në sistemet digjitale.

Sipas Ngjelës, sulmi kibernetik nga një shtet islamik si Irani, hedh poshtë akuzat e Rusisë dhe Serbisë ndaj Shqipërisë si një shtet radikal musliman.

Ngjela: Beogradi dhe Moska e akuzojnë Shqipërinë si shtet islamik. Fakti që vendi më radikal islamik, sulmon Shqipërinë, e kemi në favor. Do të thotë se nuk jemi shtet islamik.

Irani deklaroi se i ka marrë ai. Nuk më duhen fantazitë e katundarëve politik. Irani tha që unë i kam marrë, çfarë më duhen të tjerat. Vendi më radikal islamik, ka goditur një vend që sllavët e konsiderojnë vend islamik radikal. Është silogjizmi Kantian. Fakti që ne na kanë akuzuar kështu dhe radikalizmi islamik, tregon që nuk jemi të tillë.

E konsideroj hap pozitiv. Këtë arsye nuk besoj ta kesh dëgjuar më parë./PANORAMA.COM

Zjarr Tv Ad