Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Pacolli në krah të Kurtit dhe bën thirrjen urgjente ndaj kolegëve

0
260
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani dhe biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli i ka ofruar Albin Kurtit mbështetje të plotë kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pacolli shkuan se i ka ofruar Kurtit ndihmën e tij të plotë për çfarëdo gjë që mund të jetë e nevojshme.

Sipas biznesmenit, vetëm të bashkuar mund të luftohet e keqja e Serbisë.

“Kryeministrit Kurti i kam shprehur mbështetjen time të plotë si në luftën kundër terrorizmit, si për rend dhe ligj në veri. I ofroi ndihmën time të plotë, në çdo formë që mund të jetë e nevojshme.

Vetëm të bashkuar do ta luftojmë të keqen e Serbisë. I ftoj edhe kolegët e mi të veprojnë njëjtë! Kosova është mbi të gjitha!”, ka shkruar Pacolli.

Zjarr Tv Ad