Sulmi ndaj sistemi TIMS, Berisha: Autorë, hakerat qeveritarë! Përfituan për të zhdukur të dhënat për udhëtimet e përbashkëta me grupet kriminale

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur dyshime se pas sulmit ndaj sistemit TIMS pak ditë më parë në vendin tonë qëndrojnë hakerat qeveritarë.

Ai u shpreh se ata kanë përfituar nga sulmi i ndodhur në muajin korrik nga iranianët për të zhdukur të dhënat e udhëtimeve të përbashkëta të anëtarëve të qeverisë me grupet kriminale jashtë vendit tonë.

‘Është ky një moment në të cilin Shqipëria bëhet vendi më i rrezikshëm në Ballkan dhe Europë pasi paralajmëron kështu kontingjentet e delikuentëve të saj se janë në ndjekje policore dhe ata për të shpëtuar duhet të largohen. Unë informoj se nga data 15 korrik nuk është marrë asnjë masë për mbrojtjen e sistemeve.

Të gjitha të tjerat janë mashtrime. Sistemet janë në mëshirën e atyre që po i sulmojnë dhe shkatërrojnë. Sistemi TIMS sipas burimeve serioze është sulmuar nga hakerat qeveritarë për të zhdukur të gjitha gjurmët e lidhjeve të qeveritarëve, deputetëve me grupet kriminale, udhëtimet e tyre të përbashkëta të cilat janë një provë e pakontestueshme e bashkëpunimit të krimit me politikën. Kurse nxjerrja e të dhënave të kartotekës përbën shkallën më ekstreme të dekonspirimit dhe dorëzimit të këtij shteti mafioz tërësisht në duart e krimit.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë veprimtari kriminale, shtetërore. E kam të qartë se hakerat iranianë sulmuan portalin e-Albania. Por absolutisht të dhënat faktojnë se ata nuk janë të vetëm. Se sistemet digjitale shqiptare u shkatërruan nga kombinime hakerash qeveritarë”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad