Sulmi ndaj sistemit TIMS, drejtori i Aviacionit Civil: Akt sabotimi, sistemi i trafikut ajror s’është prekur nga ky sulm

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i aviacionit civil, Maksim Ethem ka folur për media pas përfundimit të Mbledhjes së Sigirisë për sulmin kibernetik që ka bllokuar sistemin TIMS.

Ai tha se si pasojë e këtij sulmi nuk ka pasur asnjë pasagjer që të ketë anulluar fluturimin, teksa tha se sot fluksin e kanë menaxhuar me sukses dhe se fluturimet kanë vijuar normalisht.

“Sistemi i trafikut ajror nuk është prekur nga ky sulm. Ndërkohë mënyra sesi kjo ngjarje shkakton probleme në aeroport është e thjeshtë. Bllokimi i sistemit TIMS krijon vonime të fluturimeve. Por ju them me shumë kënaqësi që asnjë pasagjer nuk ka humbur udhëtimin. Aeroporti ka tre valë udhëtimesh. Valën e parë në mëngjes, e dyta në orën 11-12 dhe tjetra në darkë.. Vala e parë është menaxhuar me sukes, pasi u kemi komunikuar pasagjerëve problemin dhe ata janë paraqitur 2 orë më herët.

Unë i ftoj pasagjerët që të vazhdojnë të vijnë dy orë para fluturimit të tyre për shkak të kësaj situate. Ky është nëj akt sabotimi. Nuk është detyra jonë të themi se kur kjo mund të rregullohet, por të bëjmë të mundur që pasagjerët të mos humbin avionin e tyre.

Komiteti do vazhdojë aktivitetin deri në rikthimin në normalitet” tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad