Salillari sfidon Ramën, shton katin tjetër në pallatin e konfiskuar për show

0
463
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi ditën e djeshme konfiskimin e një sipërfaqeje pa leje në një kompleks ndërtimi në Farkë, që po kryhet nga kompania e Pellumb Salillarit. Sot, puna në kantier vijon normalisht.

“Sekuestro preventive” ishte tabela e ngjitur në kolonën e një pallati tetë-katësh në ndërtim në Vlorë, që u sekuestrua në muajin Korrik me një vendim të gjykatës së Apelit.

Shiritat e verdhë të policisë u vendosën po ashtu nga efektivët që ekzekutuan vendimin për godinën, që sipas një njoftimi zyrtar të policisë, kishte një leje ndërtimi të falsifikuar. Puna në kantier u ndërpre.

Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi jo sekuestro, por konfiskimin e një sipërfaqeje prej 1200 m² shtesa kati në një kompleks ndërtimi në Farkë nga kompania e Pëllumb Salillarit. Aksioni, siç tha, vjen pas një “vendimi qeverie” të njoftuar fillimisht tre ditë më parë nga zëvendësministrja Belinda Balluku në një komunikim për mediat, por ende të pazbardhur. Shirita nuk u panë të vendoseshin në ndërtimin pa leje, ndërsa i vetmi polic që u shfaq ishte Drejtori i Rendit në Policinë e Shtetit, Rebani Jaupaj. Ky i fundit, bashkë me drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici, krijuan sfondin për komunikimin e ministrit.

“Boldnews.al” sjell një video të filmuar ditën e sotme, që tregon se puna atje vijon këtë të Shtunë paradite, të pashqetësuar nga aktorë të jashtëm, si policia, drejtues të IKMT apo ministra. Madje nga zhurmat e makinerive që përdoren, krijohet përshtypja se po kryhet në mënyrë të zellshme.

Zjarr Tv Ad