Superkupa e Europës, Ancelotti do të luftojmë pë të gjashtë trofetë

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sonte në mbrëmje në “Helsinki Olympic Stadium” në orën 21:00 do të luhet finalja e Superkupës së Europës midis Realit të Madridit dhe Eintracht Frankfurt. Kjo do të jetë hera e parë që ekipet përballë në një takim të tillë që nga viti 1960 kur gjigantët spanjoll do të fitonin me rezultatin e thellë 7-3 dhe do të siguronin të pëstën Kupë Europe radhazi.

Trajneri Anchelotti është shprehur se skuadra e tij do të përpiqet të fitojë të gjashta kompeticionet në të cilat merr pjesë pavarësisht se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Duhet thënë se nga 22 skuadrat e ndryshme që kanë arritur të fitojnë trofeun e  Champions League apo Kupën e Kampionëve, asnjëra nuk e ka bërë këtë më mirë se Real Madridi. Me këta të fundit që e kane ngritur plotë 14 herë trofeun më të rëndësishëm për klube në Europë. Megjithatë kjo nuk është përkthyer gjithmonë në sukses në Superkupën e UEFA-s.

Nga ana tjetër skuadra gjermane e ka nisur sezonin me një fitore në kupë dhe një humbje turpëruese në kampionat 1-6 përballë Bayernit të Mynihut, cka do të thotë se morali i gjermanëve nuk është në maksimum. Megjithatë në një finale të tillë motivimi është maksimal për ta nisur sezonin me një trofe të rëndësishëm.

Ajo që mund të themi me siguri është se spektakli në një ndeshje të tillë është i garantuar.

Zjarr Tv Ad