“Ta shporrim këtë qeveri”- Meta: Ky është shtatori i 10 i Ramës kryeministër, ende dëgjojmë për aksione kundër ndërtimeve pa leje! Kush i ka lejuar?

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se është koha për të shporrur këtë qeveri dhe kryeministrin Rama. Me anë të një postimi në Facebook, ish-kreu i Shtetit shkruan se “ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje”.

Ky është shtatori i dhjetë që Edi Rama është Kryeministër dhe ende dëgjojmë për “aksione” kundër ndërtimeve pa leje.

Kush i ka lejuar këto ndërtime pa leje në këto 10 vite?

Kush mban përgjegjësi për këtë mungesë kontrolli të territorit sidomos këto katër vitet e fundit kur të gjitha bashkitë i takojnë Rilindjes?

Koha për të shporrur një Qeveri të paligjshme të votave të vjedhura e të blera! Koha për t’i dhënë fund paligjshmërisë si sistem!

Koha për t’i dhënë fund pengmarrjes së qytetarëve dhe biznesmenëve për qëllime shantazhuese dhe elektorale!

Të martën, në ora 18:00, takohemi te “kryevepra” e paligjshmërisë dhe korrupsionit, atje në vendngjarje te inceneratori i Tiranës!

Zjarr Tv Ad