Operacioni për ndërtimet pa leje, juristi i njohur: Ç’punë ka qeveria me to?! Kushtetuta ngarkon Prokurorinë

0
542
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristi dhe ish-gjyqtari i njohur Besnik Muçi shkruan për operacionin e fundit të ndërmarrë nga Qeveria, i quajtur operacioni i konfiskimit, për bllokimin e kateve dhe shtesave pa leje në objekte të ndërtuara së fundmi.

Ai thotë se Qeveria nuk mund të ndërhyjë në këtë sektor në mënyrë të tillë pasi ka ligj dhe ligji ngarkon Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën të merren me zbulimin dhe gjykimin e këtyre akteve. Sipas tij, ndërtimet pa leje konsiderohen skenë krimi.

Shkruan Besnik Muçi:

Loja me kungulleshka e ndërtimeve pa lejë…i sekuestrojmë, i blejmë, i konfiskojmë. Çpunë ka Qeveria me ndërtimet pa lejë?

Ndërtimi pa lejë është krim. Ndërtimi vetë është skenë krimi. Kushtetuta dhe ligjet ngarkojnë Policinë, Prokurorinë dhe Gjykatën të merren me zbulimin, referimin, hetimin dhe gjykimin e këtij krimi dhe autoreve.

Vetë sipërfaqet e ndërtuara pa lejë janë produkt krimi dhe neni 36 i Kodit Penal përcakton fatin e tyre, konfiskohen.

Duke ndërhyrë me VKM Qeveria shkel kopetencat e saj kushtetuese, ndërhyn hapur në punët e pushtetit gjyqësor duke shmangur këto institucione kushtetuese nga kryeja i detyrës.

Se cili është qëllimi nuk është e qartë …por kuptohet fare lehtë.

Nese do ishte lufta ndaj ndërtimeve pa lejë thjesht nuk duhet ti kishin lejuar…si shume avlli, penxhere e çati në çdo lagje e fshat. Ose tu krijojë kushte dhe lëri institucionet të bëjnë punën. Ky është shteti ligjor, tjetri quhet shteti i Qeverisë.

Zjarr Tv Ad