Pak ditë para caktimit të datës së zgjedhjeve/ Rama konfirmon Veliajn në Bashkinë e Tiranës: Ka kuptuar si t’i kthejë ata në hudhra që mos e marrin më sysh

0
83
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama duket se ka konfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj si kandidat të Partisë Socialiste për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës. Duke iu referuar opozitës, Rama tha se opozita do të mbetet aty ku është edhe për shumë kohë.

“Le t’i thonë Lalit çfarë të duan ata (opozita), Lali këtu është! Duke ardhur vërdallë nëpër fshatrat e Tiranës e ka kuptuar se si t’i kthejë ata (opozitën) në hudhra që mos ta marrin më sysh. Prandaj është gjithmonë më i buzëqeshur se unë, se unë se kam gjetur akoma këtë si bëhet”, tha Rama, pak ditë para caktimit të datës së zgjedhjeve lokale nga Presidenti.

Ndërkohë, edhe Veliaj hodhi poshtë zërat për një konflikt të mundshëm mes tij dhe Kryeministrit Rama, duke shuar kureshtjen e të gjithëve.

Sipas Veliajt, këto deklarata bëhen nga njerëz të lodhur, të cilët mbajnë shpresat që ai dhe Rama të kenë konflikte. Kryebashkiaku Veliaj së bashku me Ramën ishin në Zall-Herr për dorëzimin e shtëpive të reja 199 familje.

“Ka shumë nga ata njerëz ‘të lodhur’, njerëz që e kanë shpresën e tyre që kryetari i Bashkisë dhe Kryeministri do të hyjnë në një konflikt dhe do ju dhurojnë atyre pushtetin, njerëzve që e kanë pasur në fakt pushtetin, që e kanë pasur në dorë Tiranën, që e kanë pasur në dorë ZallHerrin edhe nuk e di dhe sa herë duhet të luten edhe sa kallo duhet të kenë në gjunjët e tyre që të luten që unë një ditë dhe kryeministri nuk do të shkojmë mirë, shanset janë zero presje hiç që kjo të ndodhë. Për të gjithë ata që luten që ne të kemi një konflikt të madh, dua t ju them këtë. Bashkia e Tiranës dhe qeveria po diskutojnë se si nga një situatë ku në kishim një nga 10 ndërtime në paligjshmëri, në situatën që kemi sot, një në 10 mijë ndërtime në paligjshmëri, si të adresojmë dhe ato pak raste që kemi. Kush uron dhe kush mendon që në këtë përpjekje që ne kemi për ta bërë Tiranën zonjë dhe për ta bërë Shqipërinë moderne, ne do të kemi konflikte, inate dhe përçarje duhet ta harrojnë. Probabiliteti është zero presje hiç”, u shpreh Veliaj.

Zgjedhjet

Vitin që vjen, 2023, do të mbahen zgjedhjet elektorale lokale, datën e të cilave pritet që Presidenti ta dekretojë në fillim të muajit tetor.

Erion Veliaj, ka dy mandate që drejton Tiranën, ndërsa kërkon edhe një mandat të tretë në krye të punëve të kryeqytetit.

Rama i dha sot sinjalin e parë se ai do të jetë kandidati i PS-së në këto zgjedhje.

Zjarr Tv Ad